I dënuari kërcënon me telefon 43-vjeçaren: Më keni futur kot në burg
Një 43-vjeçare është kërcënuar nga një i ri 23-vjeçar i cili ndodhet në burgun e Fushë-Krujës. Policia sqaron se shtetësja F.T ditën e djeshme ka bërë kallëzim në polici pasi është telefonuar disa herë nga Erges Duka, ky u fundit e ka kanosur me fjalë. Burime nga policia konfirmojnë se 43-vjeçarja që ka bërë kallëzimin është bashkëshortja e një personi të cilit në nëntorin e vitit të kaluar i është vendosur tritol në makinë. Për këtë akuzohet 23-vjeçari Duka bashkë me dy persona të tjerë. Mësohet se 23-vjeçari e ka kërcënuar gruan duke i thënë që e kanë future në burg pa arsye, pasi nuk është ai personi për të cilën ata pretenojnë se ka vendosur lëndën eksplozive. “Duka, ka telefonuar nga I.E.V.P-Fushë Krujë, I cili ndodhet me masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi më datë 15.11.2016, rreth orës 17:45, në lagjen”Punëtori”, Fushë-Krujë, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë(të arrestuar)për motive të dobëta kanë vendosur një sasi lënde plasëse eksplozivi në mjetin tip Volsvagen Passat në pronësi të shtetasit S.T. të cilin e ksihte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepsi”, sqaron policia. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja” dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike “parashikuar në nenet 84 dhe 275 të Kodit Penal.