Një ngjarje e rëndë raportohet që të ketë ndodhur mbrëmë në burgun e FushëKrujës, ku një i dënuar në shenjë proteste i ka vënë flakën qelisë.
Dragut Skana ka qenë i dënuar për grabitje me armë e kryer në bashkëpunim. Skana ka pretenduar se është mbajtur për një kohë të gjatë pa të drejtë në izolim.
Dhoma ku ai qëndronte është djegur plotësisht, po vetë Skana ka arritur që të shpëtojë pa lëndime. Ai njihet si një personazh mkaft problematik, pasi dhe më herët ka pasur ngjarje të ngjashme në të cilat është përfshirë.