Automjeti në pronësi të një biznesmeni hidrokarbureshnë Lezhë u shkrumbua nga flaket e zjarrit.Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të së shtunës në lagjen Bregu i Drinit.Makina tip “Mercedez Class” ishte parkuar në anë të rruges para shtëpisë dy kateshe të biznesmenit Ndue Pjetrushi 56-vjeç.
Kane qene familjaret të cilët kanë dëgjuar një shpërthim dhe kur kanë dalë nga banesa kanë parë automjetin në flakë.Ata kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, të cilët ndërhynë në kohë duke shmangur përhapjen e flakeve tek automjetet apo banesat aty pranë.Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa biznesmeni Pjetrushi thotë se nuk ka konflikte, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen policia nisi hetimet, por pa arritur ende të përcaktojë shkaqet e zjarrit, pasi dhe kamerat e sigurisë së baneses kanë qenë të fikura, pasi kishin pësuar defekt.Biznesmeni Ndue Pjetrushi ushtron prej më shumë se 20 vitesh aktivitetin tregtar të hidrokarbureve Shqipëri-Kosovë, ndërsa nuk njihet si përson problematik.