Prej muajit korrik të vitit 2018, në territorin shqiptar ndodhet një shtetas i huaj, i cili nuk është mundur të identifikohet apo të mësohet origjina se nga vjen.

Personi pa identitet, i cili mbahet i izoluar në qendrën e pritjes së emigrantëve në Karec të Vorës.

Ai u ndalua 10 muaj më parë në pikën kufitare të Kakavijës, si person i dyshuar për terrorizëm. Por para autoriteteve ai refuzon të tregojë identitetin e tij. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore nuk është as shurdh as memec, por thjesht nuk pranon të flasë.

Kush është nga vjen dhe përse zgjodhi Shqipërinë, janë pyetjet që kanë angazhuar Anti-terrorin dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të zbardhur identitetin e 40-vjeçarit që mbahet i izoluar.

Personi i moshës rreth 40 vjeç në momentin e shoqërimit nuk ka pasur mjet identifikimi. Ai është pikasur nga Antiterrori në mesin e një grupi emigrantësh nga Lindja e Mesme korrikun e shkuar.

Për identifikimin e tij autoritetet i janë drejtuar Interpol dhe Europol por personi nuk rezulton i skeduar, pasi nuk i dalin shenjat e gishtërinjve të lidhura me asnjë ngjarje kriminale.

Jane 10 persona që mbahen të izoluar dhe sipas dëshmive janë nga Lindja e Mesme.Mbi ta ka dyshime se kanë lidhje me celulat terroriste që veprojnë jashtë vendit dhe deri në një verifikim të plotë është caktuar masa e izolimit.

Qendra e pritjes në Karec është nën monitorimin e forcave të policisë kufitare dhe atyre RENËA, të cilat për 24 orë bëjnë shërbime me tre turne.
Personat që mbahen në këtë qendër u ndalohet komunikimi me personat jashtë rrethimit.

Artikulli paraprakKAMIONI ME VINÇ PËRPLASET ME MBIKALIMIN
Artikulli tjetërBASHA I VENDOSUR: S’KA HAP PRAPA, LARGIMI I RAMËS I PANEGOCIUESHËM