Reshjet e dëborës dhe i ftohti polar që ka përfshirë vendin tonë javët e fundit, ka bërë që shumë familje në zonat e thella malora të gjenden përballë vështirësive të shkaktuara edhe nga bllokimi i akseve rrugorë.

Për këtë arsye, Caritasi Dioqezan i Sapës ka ngritur disa grupe vullnetare përmeës së cilëve ka shpërndarë ndihma për këto familje kryesisht në zonat e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Tropojës. Ushqimet dhe batanijet, janë vetëm disa prej produkteve të dhuruara. Administratori i Caritas Dioqezan tregon më shumë për këtë vepër humane.

Drejtori i Caritasit Nikolin Leka ka edhe një falenderim për vullnetarët. Grupet vullnetare kanë qënë në terren gjatë gjithë kësaj për të ndihmuar duke dhuruar, të cilët jo pak herë janë përballur edhe me vështirësi si bllokimi në zona të thella malore.

Artikulli paraprakSHKODËR – VAU I DEJËS, AKS TOTALISHT I PANDRIÇUAR
Artikulli tjetërGRIPI, ÇDO DITË 30 PERSONA NË INFEKTIV