Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë paradites në territorin Shqiptar. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin largim të vranësirave nga vendi jonë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C në 16°C.
Era do fryjë e fortë gjatë paradites por intensiteti bie duke filluar nga mesdita ku shpejtësia do jetë 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.