I ftohti ekstrem ka mbërritur në qytetin siberian të Irkutsk, me temperatura që kanë rënë deri nën – 30 grade celcius.

I ftohti i acartë me erëra të forta ka pushtuar qytetin, teksa banorët kanë nxituar të rrëmbejnë rrobat më të trasha, në ditën e parë të punës për këtë vit, pas pushimeve të zgjatura për festat e fundvitit. “Sigurisht që nuk ishim përgatitur për një të ftohtë të tillë. Është shumë ftohtë. Sigurisht që ajri është shumë i mirë por kaq është shumë ftohtë” tha një banor i Irkutsk. “Me patjetër duhet të vishemi shumë trashë, me kapele, doreza, shall, gjithçka tjetër” tha një tjetër banor i Siberisë. Por një tjetër u shpreh qartë: “Është Siberia. Jemi në Siberi, është mëse normale. Është gjithcka normale, ska asgjë për tu trembur” tha ai. Pensionistja Vera Bochkareva doli për ti bërë një shëtitje qenit të saj, për vetëm 20 minuta. Qeni është shumë mirë por Vera përfundoi në spital. “Isha veshur shumë trashë. Por në një moment nuk i ndjeva më këmbët. Fillimisht mendova se do më kalojë, se është për momentin por brenda pak minutave nuk munda më të lëviz” tha Bochkareva. Edhe shefi i njësisë emergjente shëndetësore në spitalin numër 3, Andrei Shedreyev, tha se orët e fundit ka patur një rritje të menjëhershme të numrit të personave të ftohur apo me trauma post-të ftohtit. Ai i bëri thirrje banorëve të jenë vigjilentë dhe të vishen trashë, sic e kërkon një mot të tillë. “Nga 3 vetë që kanë dalë jashtë në të ftohtë, 2 kanë përfunduar në spital. Vetëm sot janë shtruar 19 vetë. Duke parë temperaturat dhe motin ekstrem, duket se tendenca e një acari të tillë, duket se do të zgjasë” tha Dr. Shedreyev. Ekspertët e shërbimit meteorologjik thanë se i ftohti, do të zgjasë së paku edhe për 2 javët në vijim.

Artikulli paraprakOBAMA MBAN FJALIMIN E PERVITSHËM NE KAPITOL
Artikulli tjetërSULMET NË TURQI, IDENTIFIKOHET AUTORI I SULMEVE TË STAMBOLLIT