HIPORTERMIA DHE AKSIDENTET JANË SHKAKTARËT KRYESORE TË VDEKJEVE. Të paktën 23 vetë kanë humbur jetën këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të të ftohtit të acartë.

Sipas CNN, shumica e viktimave janë nga Tenesi. Hipotermia dhe aksidentet automobilistike duket se janë shkaqet kryesore të vdekjeve. Më shumë se 2 700 vetë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të ftohtë, shiut dhe borës, ndërkohë që rreshjet parashikohet të vazhdojnë edhe për disa ditë në vazhdim. Bregu lindor do të përfshihet nga temperaturat që parashikohet të shkojnë deri në 40 gradë nën zero në disa zona marlore, ndërsa në Uashington temperatura zbriti deri në -15 gradë celcius, duke thyer rekordin e -7 gradëve të vendosur në vitin 1950. Ngrica ka përfshirë edhe Ujëvarën e Niagaras, si dhe lumin Hadson në Nju Jork, ndërsa në shumë qytete shkollat janë mbyllur. Temperatura të ulta janë raportuar edhe në Florida, edhe pse për shtetin jugor kjo do të thotë vetëm që pas perëndimit të diellit njerëzve iu është dashur të vishen me bluza me mëngë të gjata

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 2015-ËS 1 MLN LEK MË PAK SE NË 2013-ËN
Artikulli tjetërNJË DITË PAS MARRËVESHJES, GREKËT PESIMISTË PËR EUROZONËN