Kjo ka qanë situate e krijuar ne piken e kalimit kufitar të Muriqanit, mbrëmjen e se shtunës. Radhë të gjata, temperature nen zero, dhe një sherbim me kapacitet të plotë nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit.

Sipas të dhënave që ofrohen nga kjo pike kufitare behet me dije se shkak i këtij fluksi të madh të automjeteve dhe udhëtareve është bere bllokimi i autostradës që lidh Nishin me Beogradin, ndërkohe qe një pjese e mirë e udhëtarëve janë shtetas nga Kosova të cilët i drejtohen vendeve ku ato jetojnë dhe punojnë.

 Për përballimin e fluksit të automjeteve, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Drejtorine e Shkodrës ka vene ne sherbim kater sportele dhe po punohet me kapacitet të plotë. Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitarë kanë dalë nga Shqipëria mbi 2000 automjete me 6000 shtetas, kryesisht të huaj.

Artikulli paraprakMINISTRI DERVISHAJ INSPEKTON PUKËN
Artikulli tjetërBORA, DISA AKSE NË VERI TË BLLOKUARA