Teksa vendi ynë është përfshirë nga mot i ftohtë, ndërsa paralajmërohet se në orët në vijim do të ketë temperatura më ekstreme, me rëndësi është situata në qarkun e Shkodrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre dhe drejtuesit duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore, për shkak të reshjeve më intensive të borës.
Gjithashtu të shmangin lëvizjet e panevojshme, me qëllim që të mos pengohet lëvizja e borëpastrueseve.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
👨🏻✈️🚔Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Shkodër, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero, që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Shkodrës.
🔴Akset rrugore, aktualisht janë të hapura dhe deri tani nuk janë paraqitur probleme.
🔴Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë, me qëllim që të mos krijojnë problematika dhe pengesa në rrugë.
🔴Në akset rrugore!
Bogë – Theth
Prekal – Bregu i Lumit
Selcë – Vermosh – PKK Bashkim
Pukë – Fushë Arrëz,
drejtuesit duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore, për shkak të reshjeve më intensive të borës. Gjithashtu të shmangin lëvizjet e panevojshme, me qëllim që të mos pengohet lëvizja e borëpastrueseve.
🔴Për çdo ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital, shërbimet e Policisë që operojnë në qarkun e Shkodrës do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.
#ZbatoRregullatUdhetoiSigurt
#policianesherbimintuaj.