Edhe ky dimer e gjeti jashtë funksioni kaldajen e gjimnazit “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës.I ftohti i këtyre diteve me temperatura nën zero, ka sjellë në vemendje mungesen e ngrohjes në këtë institucion arsimor.Nxënësit thonë se janë munduar të gjejnë zgjidhje alternative përmes kondicionereve apo rezistencave me korent të blera prej vetë atyre, por sërish një pjesë e klasave janë të ftohta.
Bashkia Lezhë bën më dije se në 90% të shkollave është siguruar ngrohja dhe problemet më të theksuara janë vetem në gjimnazin “Hydajet Lezha”, pasi pavarësisht përpjekjeve nuk është arritur të vihet në funksion sistemi i ngrohjes i cili ka patur probleme që prej ndërtimit të kësaj shkolle në vitin 2010.
I ftohti siberian që ka përfshire të gjithë vendin, ka prekur edhe Lezhën duke sjellë temperatura të ulëta deri në -4 grade celsus.Diçka e tillë ka sjellë reduktim të lëvizjeve në qytetit, ndërsa problem mbetet ngrohja dhe për shumë familje për shkak të rritjes së kostos së jeteses.