Moti i ftohtë që ka goditur Europën ditët e fundit ka sjellë edhe viktima. Të paktën 55 persona kanë humbur jetën, 21 prej të cilëve janë në Poloni.

Shumica e viktimave janë endacakë, të cilët e kalojnë jetën jashtë dhe nuk kanë strehim.

Kjo shkaktoi një paralajmërim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që të varfërit, të pastrehët dhe emigrantët do të goditeshin më së shumti nga ngrirja e madhe.

“Ata që janë më në rrezik nga i ftohti janë të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit që kanë sëmundje kronike ose kufizime fizike dhe mendore”, tha OBSH në një deklaratë.

Gjithashtu reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët, shërbimin hekurudhur, atë ajror dhe janë mbyllur shumë shkolla.

Artikulli paraprakMETA DËGJESË NË PRESIDENCË ME KOMISIONIN E JASHTËM PËR DETIN
Artikulli tjetërITALI, MBYLLET FUSHATA ELEKTORALE, HAPEN VOTIMET TË DIELËN