Bashkia e Tiranës informon se numri i personave që kanë kaluar mbrëmjen e acartë në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës ka arritur në 193 persona.

“Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë vijuar të punojnë me intensitet për evidentimin e personave që janë në kushte të vështira duke i strehuar në qendrat sociale, si dhe u janë përgjigjur telefonatave të qytetarëve të cilët kanë lajmëruar për raste emergjente dhe që kanë pasur nevojë për trajtim” thuhet në njoftimin për shtyp Bashkia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë emergjenca, të telefonojnë në numrin 0800 0888 ose në numrin 112, që është numri i të gjithë emergjencave.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, EMERGJENCAT CIVILE: NDËRPRERJE ENERGJIE NË ZONAT E THELLA
Artikulli tjetërSI VDES NJERIU NGA I FTOHTI? SI JEPET NDIHMA NË RASTE TË TILLA