Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga e policisë italiane pasi është kapur me drogë të llojit kokainë dhe kanabis.
Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi prej disa kohësh. Ai punonte rregullisht si shofer por në ‘skanerin’ e policisë italiane ra pasi kishte njohje me disa persona me precedentë penale.
Pas kontrollit shqiptarit i janë gjetur në makinën e tij në një qese 53 gram kokainë.
Më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u kap një tjetër sasi droge. Këtë radhë 267 gram kokainë të fshehur brenda kuzhinës dhe 3 kg hashash të veshur në një kuti vezësh.