Mbante drogë në burg. Gjatë kontrollit në qelitë e burgit të Peqinit është gjetur e sekuestruar në dhomen e një të byrgosuri një sasi prej 65 grame kanabis sativa.
Çeshtja është referuar në prokurorinë e Elbasanit ndaj 25 vjeçarit Astrit Leka të cilit ju gjend dorga ne qeli.
Në njëftimin e policisë thuhet se: Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin: Astrit Leka, 25 vjeç, banues në Durrës, aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P Peqin,
sepse nga kontrolli i ushtruar në ambjentet i I.E.V.P Peqin, nga forcat e këtij institucioni, në dhomën ku vuan dënimin shtetasi Astrit Leka, ju gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 65 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë futur në ambjentet e I.E.V.P Peqin, lëndën narkotike të sekuestruar.