Xhevair Salihaj, 53 vjeç, banues në lagjen Jani Vruho të Beratit është arrestuar nga policia.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij iu gjetën 1 automatik model 56 dhe 2 krehëra me 47 fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, njoftoi Policia lokale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Artikulli paraprakNDALOHET NGA POLICIA STUDIUESJA E NJOHUR AMERIKANE
Artikulli tjetërVENDOSET MOSBINDJA CIVILE, BASHA: TË BLLOKOJMË RRUGËT, TË MOS PAGUAJMË TAKSAT