Një fshat i tërë zhvishet në emër të bamirësisë për fëmijët në nevojë
Një fshat i tërë është zhveshur për të realizuar një kalendar festiv me qëllim që të mblidhen para për bamirësi.

Pothuajse çdo biznes në Iwade, Sittinghbourne është regjistruar për të marrë pjesë, veç tyre, nismës i janë bashkuar edhe banorët e tjerë të zonës.

Më shumë se 24 fshatarë kanë marrë pjesë, duke përfshirë një kopshtar, një trajner personal dhe madje edhe disa mekanikë të fortë.

Edhe vetë fotografët po marrin pjesë në “Iwade Naked Calendar 2019” dhe paratë e mbledhura nga shitja e kopjeve do të shkojnë për një shtëpi kujdesi ndaj fëmijëve.
Çdo para e ngritur shtesë do të shkojë drejt një blloku të ri të tualeteve në kishën lokale.

Ideja për mbledhjen e parave me anë të një kalendari ishte e stilistes, Laura Cheeseman, dhe ky mendohet të jetë kalendari i parë nudo i fshatit.
Në dy javë, Laura arriti që të organizonte të gjitha fotografitë dhe kalendari pritet të printohet këtë të premte.

Ajo shpjegon se ideja e kalendarit i bëri akoma më shumë bashkë vendasit, të cilët u blodhën për një vepër të mirë, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta.

Artikulli paraprakPROKURORIA HETIM PASURISË SË EMILIANO SHULLAZIT
Artikulli tjetërSTUDENTËT KËRKOJNË KUSHTE MË TË MIRA NË KONVIKTE, RAMA: QEVERIA KA NISUR INVESTIM MASIV