Një tragjedi është shënuar në Indi, ku si pasojë goditjes së rrufesë kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Personat që fatalisht u goditën nga rrufeja në momentin që ndodhi ngjarja ishin duke bërë selfie në një kullë vrojtimi, një atraksion i njohur turistik në qytetin e Jaipur.

Ky fenomen është mjaft i përhapur në vend, pasi në vitin 2004 kanë humbur jetën 2 mijë persona.

Kryeministri i vendit, Ashok Gehlot ka njoftuar që do të shpërblejë me 6 mijë e 700 dollarë familjarët e personave të prekur nga kjo tragjedi.

Sezoni i shirave të dendura dhe papushim në Indi, zgjat deri në shtator.

Departamenti Indian Meteorologjik ka thënë se vdekjet nga goditjet e rrufesë janë dyfishuar në vend që nga vitet 1960 dhe një nga arsyet kryesore është kriza klimaterike.

Të dhënat thonë se incidentet e rrufesë gjithashtu janë rritur me 30%-40% që nga fillimi deri në mes të viteve 1990.

Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36,749 goditje rrufe në vetëm 13 orë.

Artikulli paraprak”KHALILAH” JAHTI I FLORINJTË
Artikulli tjetërPAS 53-VITESH VJEN NË ROMË/ ME TROFEUN E MBRETIT TË EUROPËS, KAMPIONËT MBËRRIJNË NË ITALI, I PRET NJË DITË E GJATË FESTIMESH