Banesa e dy vëllezëve në fshatin Rusani të Delvinës është shkrumbuar nga flakët. Dy vëllezërit thonë se banesa është djegur nga grabitësit të cilët pasi kanë grabitur çtë gjenin i kanë vënë flakën për të zhdukur gjurmët.
Jorgo Stavro e kishte këtë banesë pranë tokës me ullinj dhe brenda përpunonin vajin e ullirit.Vëllezërit kanë ardhur nga Greqia për të investuar në Shqipëri por nuk e fshehin pendesën e tyre.
Jorgo Stavro ”Menduam se ishte djegur nga ndonjë shkëndijë elektrike por pastaj pamë se kishin vendosur levën për të hapur dritaren. Nuk ia kanë arritur qëllimit dhe më pas kanë hyrë brenda nga dera. Pasi kanë marrë çdo gjë i kanë vënë flakën për të zhdukur gjurmët.
Kam bërë gabim që jam kthyer në Shqipëri. Këtu është për të ikur natën. Mund të jetonim në Greqi shumë mirë”.
Burri tregon se edhe në 2018 kishte rënë sërish pre e grabitjes.
“Dhe në 2018 na kanë hapur banesnë dhe na kanë marrë vajin e ullirit me të cilën ushqejmë fëmijët. Kanë ardhur kanë marë shenjat hajdutët u kapën nga policia, por gjykata na tha që nuk ka prova të mjaftueshme. Këtu nuk është për të rrojtur, por për të ikur natën.. Na kanë bërë një dëm rreth 8 milionë lekë “ thotë burri gati duke qarë.
Ai ka dhe një apel për të ndëshkuar autorët ose thotë do të largohet për të mos u kthyer më: “Shteti të bëjë diçka. Është herë e dytë. I gjetëm hajdutët dhe I lanë të lirë.. Hajduti kalon në fshat sot dhe tallet dhe me mua. Meqë ndodh kështu ne do ikim.. do i sheshim të gjitha e do ikim”
Policia po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.