I eshte hapur drita jeshile investimit ne markaten e Rusit, i cili prej vitesh kerkonte nderhyrje rrenjesore per shkak te gjendjes tejet te amortizuar.
Ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak Shkoder u miratua shtesa e fondit, prej 7 milion lekesh fondit te aprovuar ne fillim te vitit prej 40 milion lekesh per kete investim. Kjo shtese u argumentua nga nen kryetari i Bashkise Shkoder Dritan Meta. Keshilltari Ali Tula tha se do ishte e papranueshme qe ky investim te ishte nje nderhyrje sa per te kaluar rradhen sic ka ndodhur ne te kaluaren.
Kjo pike e rendit te dites ka marre te gjitha votat pro. Me heret ishin parashikuar 4 milion leke per kete investim dhe me shtesen e cila u miratua pritet te shkoje ne 11 milion leke vlera e investimit ne markaten e rusit. Ne projekt eshte parashikuar te behet rehabilitimi i plote i sheshit, vendosja e kanalizmeve te ujrave te bardha dhe te zeza. Linja e ujesjellesit, ndricimi dhe vendosja e stendave per shitje.