I humbi vajza që në 20 shtator 2016, babai i vë flakën vetes në ambientet e Policisë

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në ambientet e Policisë së Fierit, ku një qytetar i ka vënë flakën vetes në ambientet e pritjes. Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 13:00, ka hyrë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shtetasi Marko Sillo 57 vjeç, banues në Levan, Fier, dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHCBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke shpëtuar kështu jetën e këtij shtetasi, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje ju sqarojmë se bashkëshortja e shtetasit të lartëpërmendur, më datën 20 shtator 2016 ka kallëzuar pranë DVP Fier se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit. Për këtë kallëzim janë kryer të gjitha veprimet procedurale si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Për ngjarjen e ndodhur sot, janë duke u kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe hetimore nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakCUNGU I PAKËNAQUR: NGRICAT NË ULQIN PROBLEM
Artikulli tjetërPOLICIA NDJEK ME VRAP TRAFIKANTËT NJËRI SHPËTON,KAPEN 103 KG KANABIS