Një e re 22-vjeçare, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e R. Sh. 22 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’,
duke drejtuar mjetin e saj nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar, pasi kishte shkelur sinjalistikën.
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 14. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases R. Sh. 22 vjeçe, banuese në Tiranë,
sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’, duke drejtuar mjetin e saj nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rrugore për të ndaluar, pasi kishte shkelur sinjalistikën. Neni 242 i Kodit Penal.