Mësuesja e një shkolle në Nju Jork është arrestuar pasi dyshohet se i ka injektuar vaksinën anti-COVID nxënësit të saj.
Laura Russo e kreu injeksionin në shtëpinë e saj, pavarësisht se nuk ka asnjë kualifikim mjekësor.
54-vjeçarja u arrestua në mbrëmjen e Vitit të Ri dhe mund të përballet me 4 vite burg. Mediat e huaja raportojnë se 17-vjeçari e kishte kërkuar vaksinën. Është ende e paqartë se cilën vaksinë injektoi Russo te nxënësi i saj apo edhe si arriti ta merrte.
Deri më tani, në SHBA lejohet vetëm vaksina Pfizer për personat nën moshën 18 vjeç.
Injeksionet e vaksinës mund të jenë të rrezikshme nëse nuk kryhen si duhet. Doktorët dhe punonjësit e licensuar të mjekësisë duhet të verifikojnë vërtetësinë dhe datën e skadencës.