Ish mundësi i Vllaznisë Jonuz Bajri i cili u nda nga jeta në moshën 77 vjeç është përcjellë për në banesën e fundit.

Miq, të afërm dhe shokët e sportit i dhanë lamtumirën ish-mundësit të Vllaznisë. Disa prej kolegëve të tij, ish-mundësit e Vllaznisë ruajnë kujtimet më të mira për Jonuz Bajri duke kujtuar me nostalgji vitet e sportit.

Jonuz Bajri ishte pjesë e ekipit të mundjes të Vllaznisë në vitet 1959-1968 ndërsa federata shqiptare e mundjes i ka dhënë titullin “Nderi i Mundjes Shqiptare”.

Jonuz Bajri garoi në peshat e mesme dhe bën pjesë tek ai brez i cili prodhoi sportistë elitar të cilët arritën rezultate të larta me Vllazninë por edhe kombëtaren shqiptare.

Artikulli paraprakLIQENI I SHKODRËS, PO HUMBET 90% E KRAPIT
Artikulli tjetërLEZHË, KAPET I KËRKUARI PËR KULTIVIM DROGE