Lamtumirën e fundit, Albert Vërrisë ia dha Vlora. Në teatrin “Petro Marko” ku aktori la gjurmët e tij, mirëpirti familjarët, miqtë dhe spektatorin që për vite e duartrokiti aktorin. Albert Vërria i la botës së të gjallëve mbi 20 personazhe në kinema dhe dhjetra në teatër. Karakteret që ai aq mirë diti t’i ndërtonte, kanë vendin e tyre në fondin e artë të kinemasë shqip.

I bekuar që i ri me plastikën e një aktori karriere, “Xha Sulo” të pelikula “Kapedani”, përbën një nga karakteret më të arrira, edhe për të dhënën, se ishte një 32 vjeçar që interpretonte një plak. “Kapedani” ishte suksesi që do të përsëritej në të tjera prodhime te Kinostudio Shqipëria e Re. Nuri Beu te “Koncert në vitin 1936,  Kaporal Pelegrini te “Në fillim të verës”, Jani Ferra te “Shtigje Lufte” apo Hiluku në “Operacion Zjarri”. Në gjysmë shekulli jete si aktor, Albert Vërria i dha frymë mbi 100 roleve të ndryshme. Kinemasë dhe teatrit iu fut në moshën 23 – vjeçare, pasi kishte punuar si zooteknik në Kukes e më pas në vendlindje, Fier. Roli i parë ishte ai i një pijaneci në filmin “Përse bie kjo daulle”, ndërsa të fundit rol, atë të një ish të përndjekurit politik në filmin “Contromano” të regjisorit Andamion Muratj, që pritet të nisë xhirimet, Albert Vërria nuk mundi ta realizonte.

Artikulli paraprakMISS PLAZHI SHQIPTAR 2015, FITUESJA NGA ELBASANI
Artikulli tjetërKARDINALI GJERMAN: MOS KËRKONI AZIL, NDËRTONI SHQIPËRINË