Holli i teatrit “Skampa” në Elbasan paraditen e të dielës ishte i mbuluar në zi.Ish oficerit i sigurisë Ervin Dervina së bashku me bashkëshorten iu dha prej aty lamtumirën e fundit.

Familjarë, por edhe qytetarë të shumtë përcollën mes lotësh, çiftin Dervina, të aksidentuar tre ditë më parë në Rumani.

Përpos familjarëve dhe të afërmëve, në ceremoni morën pjesë edhe zv ministri i brendshëm, Besfort Lamallari përfaqësues nga Garda, drejtoria e përgjithshme e Policisë etj.

Nderimet për ish oficerin dhe bashkëshorten vijuan gjithë paraditen e kësaj të dielë, për tu përcjellë më tej në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë që i mori jetën Ervin Dervinës dhe të shoqes është regjistruar në rrugën kombëtare Brâncoveneşti- Suseni, në të cilën viktimat po kalonin pas kthimit nga festimi I ditëlindjes. Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë.

Ervin Dervina ishte me origjinë nga Elbasani dhe në këtë kohë ishte me detyrë Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore

Artikulli paraprakKRYEMADHI: TRANZICIONIT TË LODHSHËM PO I VJEN FUNDI, DITA E NDRYSHIMIT PO AFRON
Artikulli tjetërVRAU EFEKTIVIN E FNSH-SË, APELI JEP VENDIMIN E FORMËS SË PRERË: BURGIM TE PERJETSHEM