Një aksident është shënuar këtë të enjte në Gjirokastër, ku një 49-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë, ku një 52 vjeçar me inicialet B.Ç në gjëndje të dehur ka goditur shtetasen me inicialet L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Ja njoftimi i plotë i policisë:
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. Ç, 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë, në vendin e quajtur “N.SH.N”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l, ka goditur shtetasen L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, Gjirokastër,

e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Artikulli paraprakGREQI, NË DY JAVË, 6 SHQIPTARË TË VRARË E TË VDEKUR
Artikulli tjetërAKSIDENT , PËRPLASET NGA MAKINA FEMIJA 6 VJEÇ