Kishte përshtatur trajlerin e prishur si një magazinë të lëndës narkotike por është arrestuar nga policia. Një 42 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit të karrocerisë – trajler të prishur që kishte në pronësi iu gjetën 188 kg lëndë narkotike.

Traileri ishte përshtatur si magazinë. Ndërkohë, policia e Durrësit informon se në pranga ra Artan Kruja banues në Fushë Krujë: “pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer,

të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.Neni 283/1 K.P.”

Artikulli paraprakKRIMET E RËNDA SHPALLIN MOSKOMPETENCË PER VRASESIN E GJYQTARES
Artikulli tjetër“BALLISTI” I SHPËTON EKSTRADIMIT NË BEOGRAD. KROACIA E TRANSFERON NË BURGUN ITALIAN