Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi ka goditur për shkak të detyrës një efektiv policie. Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë.

Mësohet se patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera por 45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.

Ndërkohë Policia Rrugore e Lezhës vijon punën me masa të shtuara për kontrollin e akseve rrugore, më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve ka vënë në pranga 4 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur si dhe një shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Artikulli paraprakKAPEN 1.3 TON KOKAINË NË GREQI, MEDIAT: ERDHI NGA SHQIPËRIA, 8 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërBERISHA: SOLIDARITET ME POPULLIN MIK TURK, NGUSHËLLIME FAMILJEVE TË VIKTIMAVE