GJKKO lë në burg ish- kryepolicin e Lezhës Henrigert Mitrin. Mitri u vetëdorëzua pak dite me pare pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen Revanshi. Para trupit gjykatës, as Mitri dhe as avokati i tij nuk dhanë sqarime, pasi kërkuan të njihen me dosjen dhe më pas do t’i drejtohen Apelit.

Ish-drejtori i Policisë së Lezhës rezulton i përfshirë në disa veprimtari kriminale. SPAK lëshoi urdhër-arrest për Mitrin në operacioni Revanshi, i cili akuzohet se në bashkëpunim me Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Gjithashtu, ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Artikulli paraprakTENTOI TË VIDHTE BAGËTITË NËN KËRCËNIMIN E ARMËS, ARRESTOHET 27 VJEÇARI
Artikulli tjetërARRSH: JANË MARRË MASAT PËR LEHTËSIMIN E QARKULLIMIT