Karabinierët e Ostunit, në provincën e Brindizit, në bashkëpunim me policinë lokale, kanë arrestuar dje një shtetas shqiptar në kërkim prej një viti. K. Sh.i, 26 vjeç, u kap i fshehur në një vilë në fshatrat e zonës, i strehuar nga një vendas gjithashtu i njohur nga autoritetet.

Sipas hetuesve, ai do të shkonte në Romë, te njëri nga vëllezërit e tij, për t’u kthyer më pas në Shqipëri.

Ai ishte në kërkim pasi duhet të përgjigjet për një sasi prej katër kilogramë marijuanë të kapur në shkurt të vitit të kaluar. Ndonëse rezulton si rezident në Romë, shqiptari ka qëndruar në vende të ndryshme gjatë vitit të fundit, duke shmangur arrestimin.

K.SH është arrestuar më parë nga karabinierët, më 25 korrik 2015, pasi i kishte shpëtuar për disa ditë arrestit në kuadrin e një operacioni të karabinierëve kundër trafikut të drogës, ndërkohë që ishte i dyshuar edhe për vjedhje dhe armëmbajtje.

Artikulli paraprak50 VJEÇARI I JEP FUND JETËS DUKE U VARUR NË LITAR
Artikulli tjetërARRESTOHET 26-VJEÇARI,VIDHTE BANESA E LOKALE