Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit, ku ndodhet 14-vjeçari. Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për adoleshentin, të cilin e akuzon për “vrasje në rrethana cilësuese”. Në seancën që zgjati rreth 30 minuta ka qenë e pranishme dhe një psikologe dhe familjarë të 14-vjeçarit.

Më herët avokati i ka treguar gjykatës një raport mjekësor sipas të cilit 14-vjeçari ka nevojë për mjekim spitalor.

14-vjeçari Cani u qëllua për vdekje me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarët jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe një shok i tij mbetën gjithashtu të plagosur me thikë.

Artikulli paraprakPROBLEME NË SEGMENTIN PREKAL- KIR, BLLOKOHET RRUGA PËR AUTOMJETET
Artikulli tjetërSHKODËR, REKTORI KËRKON INVESTIME