Zbardhen detaje të reja tronditëse nga krimi i rëndë që ka trodnitur sot qytetin e Shkodrës. Beqir Xhilaj, 74 vjeç ka vrarë Lumturie Xhilajn, 45 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:05, në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër. Mësohet se rreth 17 vite më parë Beqir Xhilaj ishte akuzuar për vrasjen e gruas së tij të parë, por për mungesë provash ai ishte lënë i lirë. Ekspertiza mjekoligjore kishte arritur në përfundimin se gruaja e tij ishte vrarë, ndërsa dëshmitë e familjarëve dhe banorëve të zonës pohonin krejt të kundërtën. I njëjti skenar dyshohet se u përdor edhe këtë herë nga 74-vjeçari me gruan e tij të re, për të cilën njoftoi policinë e Shkodrës se ajo kishte vrarë veten. Por pas marrjes në pyetje, ai kishte pranuar krimin. Bëhet me dije se ndaj 45-vjeçares ishin qëlluar me çifte teke me 4 plumba, një prej të cilëve në qafë dhe të tjerët në trup. Banorët e fshatit Guci e Re në dëshminë e tyre pohuan se Lumturia ishte gruaja e katërt e Beqirit.

Artikulli paraprakNDALOHET GREKU NË RINAS, U KAP ME NJË PAJISJE E DYSHUAR PËR PËRGJIM
Artikulli tjetërNISHANI URON MACRON: FITORJA JUAJ, INKURAJUESE PËR SHQIPËRINË