Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës raportohet se ka grabitur një pikë karburanti në Bathore. Mësohet se i ka marrë paratë që ndodheshin në arkën pikës së karburantit dhe është larguar menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa policia ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësit. Njoftimi i Policisë: Më datë 09.02.2018, në Bathore, në një karburant, një person i maskuar, nën kërcënimin e një thike, i ka marrë lekët e xhiros ditore punonjësit.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakPOLICIA NË NDJEKJE TË MAQEDONASIT QË VODHI TAKSINË
Artikulli tjetërDEPUTETI I PD EDUARD HALIMI DORËZON MANDATIN E DEPUTETIT