Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona pasi akuzohen se me anë të kanosjes i kanë marrë një person një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur në 5 shkurt, ndërsa tre personat akuzohet për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.

“Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.U., A.P. dhe A.G.

Këta shtetas dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Artikulli paraprakKAPEN 34 KG MARIHUANË, ARRESTOHET 24 VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërSHKËLQEN ERMONELA, “LA TRAVIATA” E ARTISTES SHQIPTARE PRITET ME DUARTROKITJE