Policia e Fierit ka vënë në pranga një 35-vjeçar që i mori një shtetasje 8 mijë euro me anë të mashtrimit, për një periudhë 1 vjeçare.

Kimet Çollaku, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit.

“K.Ç., banues në Vlorë, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Për një periudhë një vjeçare, K.Ç.,

i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro,”-thuhet ne njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakSHISTE KOKAINË ME CILËSI TË LARTË, ARRESTOHET 30 VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërDYSHOHET SI SHPËRNDARËS DROGE, ARRESTOHET 38 VJEÇARI