Ky është Haki Bajrami, 74 vjeçari banues në lagjen “Iliria” në Shkodër. Prej më shumë se 1 viti shtëpia në të cilën jeton është amortizuar duke bërë që çatia e qarë të lejojë të futet brenda shiu dhe ftohti gjatë dimrit. Ai tregon se disa herë ka kërkuar ndihmë pranë bashkisë Shkodër por nuk I është ofruar asnjë ndihmë deri tani.

74-vjeçari jeton në shtëpi vetëm me të birin, pasi nusja dhe 2 nipërit janë zhvendosur tek të afërmit për të mos rrezikuar gjatë kësaj periudhe. Ai tregon se vuan nga disa sëmundje, të cilat ia kanë vështirësuar edhe më tepër kushtet e jetesës.

Gjatë dimrit, shiu që bie jashtë futet përmes çatisë në mes të shpisë tregon I moshuari.
Ai I bën një thirrje të veçantë deputetëve të cilët janë angazhuar gjatë kësaj periudhe në terren pranë problematikave të banorëve, për t’I ardhur në ndihmë me restaurimin e shtëpisë.

Haki Bajrami jeton prej më shumë se një viti me të birin e tij në shtëpinë e cila po shkatërrohet dita – ditës. Nusja e djalit dhe 2 nipërit janë larguar nga shtëpia prej kohësh

pasi I friëksohen shembjes së mureve. Strukturat lokale nuk I kanë ardhur në ndihmë gjatë kësaj periduhe dhe shpresa e tij mbetet mbështetja nga deputetët të cilët gjendjen pranë problematikave të banorëve gjatë kësaj periudhe.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: 25 PRILLI JO DATË PËR RAMËN APO BASHËN, POR PËR ZGJEDHJEN PËR NDRYSHIM
Artikulli tjetërSHKODËR, KANDIDATI BECI: PS OBJEKTIV 4 DERI NË 5 DEPUTETË