Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në Osaka të Japonisë, pasi zjarri përfshiu një spital.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm. Sipas mediave të huaja, autor është një i moshuar i cili i vendosi flakën spitalit psikiatrik, megjithatë hetime vijojnë.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar e kanë parë burrin që mbante në duar një bidon me benzinë, ndërsa dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

27 viktimat ishin pacientë në spital. Zjarri u shua për 30 minuta, por flakët dogjën rreth 20 metra katrorë pasi u përhapën me shpejtësi.

Artikulli paraprak“EDHE NE KEMI VDEKUR SOT ME TY”, FJALËT PREKËSE TË MOTRËS SË SHQIPTARIT QË VDIQ NË AMERIKË
Artikulli tjetërMERIMANGA NDËRPRET KONFERENCËN E MINISTRES: NËSE MË VJEN NË FYTYRËN MË TREGONI