I moshuari i vë flakën vetes në mes të qytetit  

Ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Të afërmit e kanë gjetur në flakë dhe janë përpjekur ta shpëtojnë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit, ku 67-vjeçari Xhevit Tanushi i ka vënë flakën vetes duke pësuar djegie të rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se shkak për aktin ekstrem ka qenë gjendja e rënduar depresive e 67-vjeçarit. Sipas dëshmive të para ai mjekohej rregullisht për depresion. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që gjendja e 67-vjeçarit paraqitet kritike pasi ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit

Artikulli paraprakREBELËT SULM LUFTANIJES ARABE NË JEMEN, 2 TË VRARË. LUFTË NË DET!
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK, VDES SHQIPTARI NË ITALI