Luigj Zefi, është banor në lagjen “Mark Lula” prej 30 vitesh. Ai ka ngritur si shqetësim amortizimin e rrugës. 73 vjeçari tregon se janë detyruar të vendosin gurë në rrugë për të kaluar, sepse sa herë ka reshje shiu rruga mbulohet e gjitha nga uji. Ndërkohë, edhe në ditët me diell lëvizja në këtë rrugë është tejet e vështirë për shkak të prezencës së ujit që ka mbetur në rrugë.

Më e vështirë kjo situatë është për fëmijët e vegjël, i moshuari tregon se prindërit duhet ti mbajnë në krahë për ti dërguar në shkollë.

Edhe pse janë dhënë shumë premtime gjatë fushatave elektorale, problemi i banorëve ka mbetur pa u zgjidhur.

Në kudër të buxhetit të vitit 2025, pritet të vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore në rrugët e lagjes “Mark Lula” në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakREKTORI PRET AMBASADORIN E AZERBAJXHANIT
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK I RROGOZHINËS NË SHKODËR