Fund tragjik për një moshuar në Pojan të Maliqit (Korçë), i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij një ditë më parë.
Viktima është F.I., 77-vjeç. Sipas hetimeve paraprake të policisë, i moshuari ka vrarë veten me armë gjahu në banesën e tij në fshatin Pojan. Nga veprimet e kryera, rezultoi se ai vuante nga depresioni, sipas të njëjtave burime. Materialet hetimore për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: Shkaktimi i vetëvrasjes.