Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku një foshnje e moshës një vjeç ka ndërruar jetë pasi një copë ushqimi i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Sipas mediave të Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Skënderaj, ku pamundësia për të ja larguar ushqimin nga fyti, foshnja humbi jetë.
Mësohet se foshnja u dërgua menjëherë në spital ku dhe mori trajtimin e menjëhershëm, por me gjithë përpjekjet që bën mjekët, heqja e ushqimit nga fyti në mënyrë që t’i lirohet frymëmarrja ishte e pamundur.
Si pasojë 1 vjeçari humbi jetën, ndërsa pritet që t’i bëhet autopsia.