I ‘ngecin’ 138 mijë euro false në Exchange, alarmohet pronari

Plot 138 mijë euro të falsifikuara kanë arritur të këmbejnë dy djem në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte në një pikë këmbimi valutor në rrugën “Sami Frashëri”. Dy të rinj kanë shkuar pranë pikës exhchang-ut në Tiranë dhe kanë këmbyar 138 mijë euro në lek. Ata i kanë dorëzuar pronarit të pikës së këmbimit valutor A.D, 239 kartmonedha prerje 500 euro dhe 90 kartmonedha prerje 200 euro, që në total bëjnë rreth 138 mijë euro. Fillimisht pronari I pikës së këmbimit valutor I ka parë eurot dhe nuk ka vrejtur që ato ishin fallco. Më pas ai I ka kaluar në një makineri të posaccme të cilat kanë zbuluar se mungonin elementët e sigurisë. Dy të rinjtë pasi kanë këmbyer paratë janë larguar qetësisht. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ku dallohet fytyra e të dy djemeve si dhe disa kamera të tjera, për të zbuluar rrugën që ndoqen autorët. Denoncimi në polici: Ishin dy persona Ndërkohë në dëshminë e tij A.D është shprehur se “Kur i mora eurot në fillim nuk i dallova që ishin fallco. I kontrollova me dore disa prej tyre, ndërsa më pas I këmbeva, pasi ishte shumë e lartë dhe përfitimi ishte I madh. Jam i sigurt që janë fallco pasi kur i kontrollova përsëri letra ishte e dobët dhe mungonin 3-4 elementë sigurie”. Pronari i pikës së këmbimit valutor ka thënë se u ka dhënë të rinjve rreth 18 milionë lekë të reja.

Artikulli paraprakREFORMA NË HIPOTEKË, PËRZGJEDHJA E 35 DREJTORËVE ME GARË TË HAPUR
Artikulli tjetërDERDHET UJI RRUGËS, HELIKOPTERI PËR SHUARJEN E ZJARRIT BËN XHIRO KOT