Rritja e temperaturave gjatë muajit qershor ka bërë që në poliklinikën e specialiteteve në qytetin e Shkodrës të drejtohen rreth 20-30 pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Mjeku specialist pranë kësaj poliklinike Edi Smajlaj bën të ditur se ka patur një rritje të ndjeshme të vizitave ambulatore kryesisht gjatë ditëve të fundit.

Mjeku kardilog këshillon të gjithë personat që marrin mjekim të vazhdueshëm të qëndrojnë larg ekspozimit në diell gjatë stinës së verës.

Të moshuarit, personat të cilët janë mbipeshë dhe fëmijët janë më të rrezikuarit në këto ditë të nxehta, shprehet mjeku Smajlaj.

Artikulli paraprakARRESTOHET PËR LLOGARI TË ITALISË 38-VJEÇARI SHKODRAN
Artikulli tjetërSHKODËR, “28 NËNTORI” FESTON NË CEREMONINË E MATURËS