Në këto ditë të nxehta vere, zgjedhja më e shpejtë për tu freskuar dhe pushuar janë pishinat. Këto ambjente tejmbushen vecanërisht nga qytetarët gjatë fundjavës.
Megjithatë eksperienca ka treguar se këto ambjente janë të favorshme për transmetimin e infeksioneve vecanërisht atyre të lëkurës.
Me këtë qëllim drejtoria e shëndetit publik ka nisur kontrollet në resorte të ndryshme që operojnë në Shkodër dhe përreth saj.
Sipas shefit të higjenës Burim Gjyli pishinat janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nga inspektimet që janë bërë cdo pishinë i plotëson standartet e duhura
Paralelisht është bërë edhe monitorimi i ujërave sipërfaqësore të cilat janë dhe zonat më të frekuentuara për pushuesit
Sipas kritereve të vendosura nga Drejtoria e Higjienës, punonjësit përgjegjës në pishina duhet të jenë të mirinformuar për shërbimet që kryejnë, për pastërtinë e ujit të pishinave, si për sa i përket klorifikimit, por edhe të mbajtjes së vlerës së duhur të aciditetit.