Këto janë pamjet e Shëngjinit në këtë fundjave korriku.I nxehti përvelues me temperatura deri në 40 gradë celsues ka sjellë pushues të shumtë drejt bregdetit.

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kunë është e populluar, ku dominojnë shqiptaret e kosoves.Pushuesit vlerësojnë maksimalisht zonen turistike të Shëngjinit, por ankohen për çmimet e larta të cilat kanë pësuar rritje gjatë këtij viti.

Pavarësisht fundjavave me fluks opushuesit, ky sezon turistik nuk po i përmbush priteshmeritë e biznesit vendas.Operatoret turistik thonë se se deri tani numri i pushuesve në teresi është më i ulet se 1 vit më parë.Shkaku kryesor është liberalizimi i vizave në Kosove, duke bërë që këta shtetas të eksplorojnë zona të tjera për pushime verore.

Referuar pronotimeve numri më i lartë i pushuesve në Shëngjin pritet të jetë pas datës 15 korrik e deri në fund të muajit gusht, ndërsa bashkia ka përqëndruar të gjitha shërbimet në zonat turistike për të ofruar rregull dhe pasterti.

Artikulli paraprakPLAN MASASH PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërDYNDJE TURISTËSH NË THETH