Atnor Skorro, me detyrë Prokuror i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, është sulmuar fizikisht gjatë mesditës së sotme nnga një i pandehur i identifikuar me inicialet B.R, fill pasi prokurori në fjalë kishte paraqitur aktakuzën ndaj agresorit të tij.
Sulmi u krye pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, rreth orës 13.00.Mësohet se B. R i ka dalë përpara Prokurorit dhe e ka goditur në kokë.
Lidhur mbi këtë çështje ka reaguar edhe Zyra e Prokurorit të Shtetit ku mësohet se pas kryerjes së këtij akti, i dyshuari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, dhe për momentin ndodhet në arrati.
Aktualisht, prokurori Atnor Skoro është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar fuqishëm ndaj këtij akti të kundërligjshëm dhe qëndron pranë prokurorit Skoro dhe çdo prokurori tjetër duke i mbështetur ata në ushtrimin e detyrave të përditshme në përmbushjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.