I paralizuari bie nga shkallët, humb tragjikisht jetën
Një 60-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën, teksa ka rënë nga shkallët e katit të parë të pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku personi që ka humbur jetën ka qenë i paralizuar. Njoftimi i policisë: Më datë 11.11.2017 salla operative Elbasan është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit për një shtetas të dëmtuar. Shërbimet e policisë shkuan menjëherë dhe nga veprimet e para konstatuan se shtetasi A.M., 60 vjeç banues në Elbasan i cili ishte i paralizuar, në Lagjen “Luigj Gurakuqi” aksidentalisht ka rënë nga shkallët e katit të parë të pallatit dhe më pas ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale.