Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtorin e Prokurorisë së Apelit në Vlorë, Altin Binajn.

Binaj doli para trupës gjykuese të përbërë nga: Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Xhensila Pine më 21 janar. Ai u hetua në tre shtylla; integritet, pasuri dhe aftësi profesionale.

Altin Binaj është një emër i njohur, pasi më para ka qenë në krye të prokurorisë së Fierit dhe Durrësit, ndërkohë që ka mbajtur poste edhe në prokurorinë e përgjithshme.

Artikulli paraprakBUSHATI I DORËZON DETYRËN, RAMA: IA DELEGOJ GENT CAKAJT DREJTIMIN E MINISTRISË SË JASHTME
Artikulli tjetërISH-MINISTRI: DONIKA PRELA E KALON VETTINGUN PAVARËSISHT NGA KRITIKAT ONM