Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi.

Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi është përballur këtë të martë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ku për të është vlerësuar që të konfirmohet në detyrë, pasi nuk janë gjetur probleme apo shkelje.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale dhe në të tre këto shtylla, Kurushi ka dalë i pastër. Trupa gjykuese për Kurushin që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj.

Kush është Klodian Kurushi?

Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh.

Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie, si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ekspert dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Artikulli paraprak‘JEMI PRANË SHQIPËRISË NË KËTË ORË TË VËSHTIRË’, NETANYAHU PUBLIKON VIDEON E RAMËS ME EKSPERTËT IZRAELITË: FALEMINDERIT MIKU IM
Artikulli tjetërINFO PLUS – 10.12.2019